Ministri Andonovski: aktualisht po bëhet revizion ndaj kuadrit të BDI-së dhe LSDM-së

    “BDI duhet të kalojë një proces serioz të rindërtimit dhe të heqë qafe kuadrot kriminale”, tha Stefan Andonovski, ministri i Transformimit digjital, në “Daily Click” të TV21, i pyetur nëse qeveria aktuale do të bëjë paqe me BDI-në, përcjell Nistori.

    Ai tha se momentalisht po rrjedh revizioni ndaj kuadrit të BDI-së dhe LSDM-së dhe se rezultatet tashmë janë të dukshme.

    “Tashmë jemi në fazën e revizionit të kuadrove të BDI-së dhe LSDM-së dhe jemi duke zbatuar procedurat. Tashmë ka rezultate, jeni dëshmitarë të situatave të tilla javën e kaluar. Vetëm në ministrinë time janë zbuluar më shumë se 20 lëndë kontestues, janë dhënë subvencione për kompanitë nuk duhej t’i merrnin, ose nuk kanë përmbushur detyrat e projektit. Ka nga ata që hapën një kompani, dorëzuan ndonjë risi, për shembull afishe për markimin e automjeteve taksi, morën subvencionim dhe më pas mbyllën kompanitë”, tha Andonovski.

    Ministri Andonovski, foli për balancuesin, i cili tha se po luhet me ketë mjet, duke pasur parasysh se ka shumë që shkruajnë në baza të ndryshme etnike, vetëm për të gjetur punësim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tabelat pa gjuhën shqipe, Mickoski: është plan për destabilizim

    Lajmi i rradhës

    IShP: për një vit do të kurseheshin më shumë se 108 mijë euro, nëse 190 persona do të ecnin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë