Ministri flet për arritjet në kulturë: e përmendi sikur rastësisht Tetova ka teatër dhe bibliotekë

    Gjatë prezantimit të arritjeve të vitit të parë të punës ministri i Turizmit dhe Kulturës, Zoran Lutkov, ka folur me superlativa për arritjet e institucionit që ai drejton. Kultura, sipas Lutkov, është përsëri në qendër të vëmendjes së skenës publike dhe jetës publike, me politika që sjellin rezultate reale, institucione me energji të re, ndërsa qytetarët kanë një ofertë të pasur kulturore cilësore. Raporti për 360 ditët e qeverisjes ka qenë shumë i ngjashëm me atë të 100 ditëve – premtime për investime dhe projekte kapitale, me theks tektrashëgimia, si edhe akuza për qeverisje të papërgjegjshme dhe borxhe të trashëguara.

    Ai nuk ka harruar të kujtojë se trashëguam një kulturë pa strategji, pa prioritete të përcaktuara dhe një plan veprimi, një program vjetor me fonde të reduktuara, investime të reduktuara në minimum pa një dinamikë zbatimi dhe institucione plotësisht të shkatërruara.

    “Sot nuk po flasim për përmbushjen e detyrimeve aktuale apo raporteve administrative, por për fillim të plotë të kulturës dhe turizmit. Kjo është koha për qasje të reja, angazhimestrategjike për reforma, profesionistë dhe ekipe ekspertësh me energji dhe dëshirë për prosperitet”, ka thënë ministri.

    Duke folur për investimet dhe projektet kapitale, me data dhe shuma të përcaktuara, projekti për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës është përmendur shkarazi dhe pa asnjë informacion konkret.

    “Punimet për Teatrin dhe Bibliotekën do vijojnë sipas dinamikës së parashikuar”, ka deklaruar ministri.

    Pavarësisht reduktimit drastik tëfondeve për vitin 2025 dhe shkurtimin e bërë muajin e kaluar me rebalancin e buxhetit. Sa i takon Kalasë së Shkupit  e cila sipas premtimeve duhej të hapej vitin e kaluar, ministri ka njoftuar se do të fillohet javën e ardhshme do të fillohet me një aksion pastrimi për të vijuar me vënien në funksion të dy muzeve.

    “Investimi në trashëgimi nuk është thjesht investim në shkencë, por në identitetin tonë nacional”, ka thënë ministri.

    Lutkov ka sjellë në vëmendje se buxheti për kulturën për vitin 2025është rritur me 55 milionë denarë, me rritje të dukshme në programin e Dramës me rreth 40 për qind, për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të të mirave audiovizuale me 30 për qind, për artet vizuale, arkitekturën, dizajnin, bibliotekën dhe aktivitetet botuese me 25 për qind. Me një fond prej 71 milionë denarë për aktivitete programore dhe mbi 78 milionë për projekte për komunat.

    Ai gjithashtu informoi se është zbatuar një konkurs vjetor reformues për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë, si dhe se për herë të parë janë miratuar akte tëveçanta qëlidhen me procedurën e zbatimit të konkurseve vjetore. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Mërgimtarët kujdesen për zjarrfikësit në Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë