Ministri Murtezani: do të ketë rritje lineare të pensioneve për pesë mijë denarë

    Dy pensionistë të ulur para objektit të Shoqatës së pensionistëve në Tetovë / Fotografia: Nistori

    Ministri i Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në mbledhjen e parë të Qeverisë është sjellë vendim për rritje lineare të pensioneve prej 5000 denarëve, përcjell Nistori.

    Në seancën e parë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos për rritje lineare të pensioneve. Pensionet do të kenë rritje prej 5000 denarëve. Në shtator faza e parë me rritje prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi me rritje prej 2500 denarë shtesë. Punojmë për qytetarët. Kalojmë në VEPRIM!”, ka shkruar Murtezani. Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të qeverisë është emëruar si Koordinator Nacional.

    Edhe kryeministri Hristijan Mickoski nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se do të ketë rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë. Mickoski shkruan se rritja e pensioneve do të bëhet në dy faza. Pagesa e parë prej 2500 denarëve do të realizohet në shtator, ndërsa e dyta po njejtë 2500 denarë do të pasojë në mars.

    “Në seancën e parë rritja e pensioneve për pensionistët. Jam krenare të ndaj lajmin se një premtim i bërë më shumë se 1 vit më parë po bëhet realitet.

    Pas fitores në zgjedhje, Qeveria e re menjëherë vazhdoi me përmbushjen e premtimeve. Në seancën e parë të Qeverisë të mbajtur më 28.06.2024, njoftoj rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë. Pagesa e parë prej 2500 denarë do të bëhet në shtator, ndërsa e dyta prej 2500 denarë do të pasojë në mars.

    Këtë premtim e kam bërë në takimin tim të fundit me pensionistët në Veles. Ishte koha kur ata protestonin në rrugë duke kërkuar trajtim dinjitoz nga qeveria. Pasdite me shumë kënaqësi do t’i takoj ato.

    Ne i përmbushim premtimet e dhëna qytetarëve dhe bashkë ndërtojmë një të ardhme më të mire”, ka shkruar Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    BDI: Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Kurti: përderisa Radoiçiqi dhe grupi i tij ndodhen në liri, nuk ka mirëbesim në dialog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë