Ministri Sali do të sigurojë ilaç për 30 persona me Fibrozë cistike

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pas takimit me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, tha se ilaçi Trikafta do të sigurohet fillimisht për 8 pacientë me fibrozë cistike, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ministri Sali nuk potencoi se kurrë saktë mund të arrijë ilaçi por tha se ata do të bëjnë ç’mos që ilaçi të vijë sa më parë.

    “Diagnoza për fibrozë cistike është diku për rreth 130 pacientë, jo të gjithë janë pacientë potencial të cilët kanë nevojë për ilaçin Trifaka.

    Për momentin, për shkak të urgjencës së situatës, tetë pacientë janë në gjendje ma të rëndë dhe diku 22 pacientë janë në gjendje të mesme të rëndë”, tha Sali.

    Lajmi Paraprak

    “Bën pyetje për gazetarë të tjerë | Ministri Bekteshi i kërkon falje gazetares

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevcski: Provokatorët dhe ata të cilët e mohojnë popullin maqedonas, nuk do të marrin pjesë në përvjetorin e Goce Dellçevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë