Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nga Kërçova tha se prioritet kryesor për Ministrinë e Shëndetësisë është ndërtimi i Spitalit të Kërçovës dhe Spitalit të Shtipit dhe se pritet që të jenë në përdorim deri në fund të vitit 2027. Taravari tha se pas Vitit të Ri do të dalin me plane konkrete për këto dy projekte.
“Besoj se pas Vitit të Ri do të dalim me projekt konkret dhe deri nga fundi i vitit 2027, besoj se këto dy spitale do të jenë në përdorim. Kështu që shihemi ka marsi-prilli vitin e ardhshëm, kur do t’i fillojmë punimet këtu në Kërçovë. Veç kemi nisur ta shohim situatën si është. Kur është diçka prioritare atëherë edhe i kushtojmë më shumë vëmendje. Kështu që shihemi nga marsi-prilli kur do t’i nisim punimet këtu në Kërçovë”, deklaroi Taravari.
Ndryshe, ky spital ka nisuar të ndërtohet në vitin 1985. Spitali i vjetër i Kërçovës funksionon në kushte të këqija dhe me aparatura të kohës së ish-Jugosllavisë, ndërsa çdo vite po mbyllet nga një repart për shkak të mungesës së mjekëve.
Ministria e Shëndetësisë i ka paguar firmës “Instalimi” tre milion euro dhe se ministria do ta padisë firmën për shkak se nuk e përfundoi objektin. Mirëpo padia nuk ndodhi asnjëherë.