Ministria e Drejtësisë e ka pranuar shkresën nga Lëvizja Besa në lidhje me amandamentin V

    Ministria e Drejtësisë ka marrë shkresën nga partia politike Besa, në të cilën kërkohet që gjatë përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese të merret parasysh ndryshimi i Amendamentit V të Kushtetutës, njofton Nistori.

    Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë Besa.

    Ndryshe, Lëvizja Besa kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të propozohet edhe ndryshimi i amendamentit V i cili rregullon përdorimin e gjuhës. Në kërkesën e dorëzuar me shkrim, Besa ka paraqitur edhe mënyrën se si do të duhej të formulohej amendamenti i V.

    Ndryshimet kushtetuese duhet të përfundojnë në muajin nëntor të këtij viti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët denoncojnë qindra raste për shërbime të dobëta shëndetësore

    Lajmi i rradhës

    Cilat ushqime duhen ruajtur patjetër në frigorifer dhe cilat jo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë