Ministria e Drejtësisë konstatoi mangësi në gjykatat e vendit

    Ministria e Drejtësisë informon se gjykatat e vendit gjatë vitit 2024 nuk e kanë keqpërdorur sistemin për shpërndarjen elektronike të lëndëve te gjykatësit, apo të njohur si AKMIS.

    Megjithatë, mbikëqyrësit e Komisionit përkatës të Ministrisë, kanë konstatuar lëshime tjera, për çka Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar rekomandime, ndërkaq realizimin do ta ndjek Komisioni. Konkretisht, gjykatat e vendit përballen me gjykatës dhe zyrtarë administrativ, ndërkaq punojnë me mungesë të kuadrove profesional, informaticientë dhe arkivistë.

    Me këtë rast, Këshilli Gjyqësor duhet të kryejë zgjedhje urgjente të gjykatësve. Plotësisht, në disa gjykata mungojnë qendra telefonike, ndërkaq policia gjyqësore nuk ka uniforma.

    Gjithashtu, në disa prej ndërtesave nuk ka ashensorë as qasje për personat me pengesa. Gjykatat, nuk i publikojnë me rregull në ueb-faqen e tyre programet për punë, planet vjetore, oraret dhe aktet tjera që mundësojnë transparencë më të madhe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të gjitha spitalet në Ohër dhe Strugë kanë mbetur vetëm me disa mjekë

    Lajmi i rradhës

    Marsi erdhi, por për pagat nuk ka marrëveshje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë