Ministria e Kulturës në pritje të propozimeve rreth propozim-ligjit të liqenit të Ohrit

    Ministria e Kulturës do të pranojë propozime në lidhje me propozim-ligjin për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit.

    “Debati publik për Propozim-ligjin për menaxhimin me trashëgimin kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit do të mbahet më 7 shkurt në ora 11 në Bibliotekën Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

    Ndërkohë ministria do të pranon përmes formës elektronike vërejtje, mendime dhe porpozime në lidhje me Propozimin-ligjin në disa adresa: [email protected][email protected][email protected] dhe [email protected]. Mesazhet në këto adresa duhet të dërgohen deri më 10 shkurt.

    “Ministria e Kulturës njoftoi që është përgatitur Propozim-ligji për menaxhimin me trashëgimin kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit”, njoftoi Ministria.

    Ndryshe, Komiteti për trashëgimin botërore në UNESKO në sesionin e 45-të që e mbajti në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, vendosi që rajoni i Ohrit të mbetet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në UNESKO.

    Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit iu shtua listës së vlerave të mbrojtura kulturore dhe historike, kështu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 zonat e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe të mbrojtura nga UNESCO. Në vitin 2009, nisi një iniciativë për të përfshirë edhe anën shqiptare të liqenit dhe bregdetin nën kujdesin e UNESCO-s, kështu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019, rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 94,7 hektarë.

    Lajmi Paraprak

    Në RMV më së shumti energji elektrike prodhojnë termocentralet

    Lajmi i rradhës

    Depresioni pas lindjes, një kurë e thjeshtë që nuk e keni ditur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë