Ministria e Kulturës nuk respekton Ligjin për pëdrorimin e gjuhëve

    Ministri i Kulturës Zoran Lutkov, nuk e din se përse njoftimet por edhe vendimet e kësaj ministrie dalin vetëm në gjuhën maqedonase dhe nuk përkthehen edhe në gjuhën shqipe. I pyetur për këtë mangësi dhe mos respektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në dikasterin e Kulturës, Lutkov tha se nuk e dinte nëse ka përkthyes nga maqedonishtja në shqip në ministrinë e tij, por premtoi zgjidhje.

    “Nuk e di këtë gjë se vijnë vetëm në gjuhën maqedonase sepse nuk e kam parë këtë. Mirë që ma kujtuat, do të flas me shërbimet dhe të shoh përse ndodh kjo. Nuk është ndonjë problem mund të zgjidhet kjo për pesë minuta. Nuk e di edhe a kemi apo jo përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe por do të shohim”, tha Zoran Lutkov, Ministër i kulturës dhe sportit.

    Shkaku se njoftimet por edhe vendimet e brendshme dalin vetëm në gjuhën maqedonase, zëvendësi i Lutkovit, Sedat Sulejmani, ka refuzuar tash e disa muaj me radhë të nënshkruajë të njëjtat. Edhe Sulejmani si Lutkov, premtuan se shpejt ky problem do të zgjidhet, ndërsa nuk sqaruan se përse deri më tani është pritur.

    “Arsyetimi ishte se nuk kemi kuadër të mjaftueshëm për përkthyes në Ministri. Marrëveshje patëm që deri në vitin e ri ti nënshkruaj dokumentet, pastaj të punësohet kuadër, dhe unë i ndejta marrëveshjes ndërsa pas vitit të ri i tregova edhe Ministrit, se nuk do nënshkruaj asnjë dokument që para meje do vijë vetëm në gjuhën maqedonase, andaj ministri u detyrua që ti heq gjitha autorizimet e dhëna sepse unë nuk i nënshkruajta”, tha Sedat Sulejmani, Zv.Ministër për Kulturë.

    Sulejmani tha se së shpejti do të hapet konkurs për punësimin e përkthyesve, por, edhe pse ka kaluar një javë që nga premtimi për zgjidhjen e këtij problemi, nga Ministria e Kulturës, edhe më tej vazhdojnë njoftimet të vijnë vetëm në gjuhën maqedonase./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si t’i pastroni organet nga toksinat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë