Sipas ministrisë së Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi, gjatë ditës së kaluar janë vrarë 72 persona dhe janë plagosur 278 të tjerë.
Ministria thotë se këto shifra nuk përfshijnë spitalet në veri të Gazës “për shkak të vështirësisë në aksesin ndaj tyre”.
Autoritetet shtojnë se numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 është rritur në 54,321 persona, me më shumë se 120,000 të plagosur që nga fillimi i armiqësive.
Hamasi thotë se po rishikon planin amerikan për një armëpushim në Gaza, por thotë se ‘ai nuk arrin të përmbushë kërkesat e tij kryesore’.
Shtëpia e Bardhë thotë se Izraeli ka “nënshkruar” marrëveshjen që thuhet se propozon një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, ndërsa Izraeli ende nuk ka komentuar zyrtarisht.