Ministrja kujton mësimdhënësit: nuk ka rritje pagash në arsim

    Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska kujtoi mësimdhënësit se deri në fund të këtij viti nuk pritet të ketë rritje të pagave për punonjësit në arsim.

    Si­ç tha Janevska, kjo ndodhë për shkak të borxheve të shumta që Ministria e Arsimit ka trashëguar nga Qeveria e kaluar. Ajo theksoi se buxheti njëvjeçar i ministrisë është shpenzuar për gjysmë viti madje duke rrezikuar edhe pagat e mësimdhënësve.

    “Unë nuk dua që pagat e tyre të rriten me 3 për qind, unë dua që pagat e tyre të rriten me 30 për qind që nesër nëse kjo do të ishte e mundur. Mirëpo, ajo që kemi trashëguar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës është një buxhet njëvjeçar që është shpenzuar në gjysmë viti, paga të pasigurta për mësuesit, për profesorët, u përballa me një vrimë të madhe, bursa të papaguara, ndihma financiare për student të papaguara, tekste dhe lëndë të pasiguruara prej disa vitesh, transport të papaguar”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

    Lajmi Paraprak

    Kur jeta ishte “falas”

    Lajmi i rradhës

    Një e treta e popullsisë jeton në Shkup – Petrov: qytetarët, peng i paaftësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë