Mjekët në repartin e fëmijëve në Strugë janë të stërlodhur nga intensiteti i madh i punës dhe pa pushim

    Mjekët nga reparti i fëmijëve në Strugë paralajmërojnë se janë në fund të fuqive dhe se institucionet duhet ta merren seriozisht me këtë problematikë. Kanë mbi 100 kontrolle në ditë pasi që nga nëntori i kaluar, reparti i fëmijëve në Ohër, për shkak të mungesës së mjekëve pediatër, punon vetëm si ambulancë e zakonshme.

    “Kemi rritëm të shtuar të punës, jemi në punë pa pushim. Jemi pesë persona në Departamentin e fëmijëve, e mbajmë të gjithë departamentin e fëmijëve dhe departamentin e neonantologjisë”, tha Vllatko Mickoski- mjek.

    Këtu vijnë edhe pacientë nga Dibra dhe Resnja.

    “Zoti na ndihmoftë me repartin e Pediatrisë në Strugë. Çdo ditë e sa më shumë pacientë e sa më pak mjek. Në emër të repartit të Pediatrisë në Strugë e lusim z. kryeministër, Ministrin e Shëndetësisë , dhe drejtorët e spitaleve të Strugës dhe Ohrit, të gjendet zgjidhje… E krejt kjo për shëndetin e fëmijëve, (nuk e postova për pëlqime por për të zgjuar nga gjumi Ministrin e shëndetësisë dhe drejtorët e spitaleve) për të ndërmarrë hapa konkrete”, shkruan në FB Vullnet Bekteshi- mjek.

    Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, para katër muajve premtoi zgjidhjen e problemit me repartin e fëmijëve në Ohër, me staf profesional nga qytetet tjera. Ky ishte premtimi i tij i tretë, por ende nuk është gjetur zgjidhje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “30 rroga të papaguara”, punëtorët e ish-fabrikës së plastikës protestuan sot në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni në RMV, ndërkombëtarët kërkojnë rezultate

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë