Mjekët në Shtip qëruan hesapet me grushte në sallën e operacionit

    Fotografia ka për qëllim vetëm ilustrimin e lajmit. Është marrë nga Freepik me parapagesë

    Dy mjekë nga Spitali klinik në Shtip, dje janë përleshur fizikisht në sallën e operacionit, njofton Sektori i Punëve të Brendshme të Shtipit. Ngjarja u raportua në orën 12:45.

    “Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.Sh në vendin e punës në sallën e operacionit në Spitalin Klinik – Shtip, të cilit i është kundërpërgjigjur”, thuhet në komunikatën me shkrim nga SVR-Shtip.

    Aty thuhet se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

    Siç informojnë nga spitali i Shtipit, ndaj dy mjekëve tashmë ka filluar procedura disiplinore.

    “Gjatë ditës së djeshme me datë 02.05.2025 rreth orës 12:30 në ambientet e punës në Spitalin klinik – Shtip ka ndodhur prishje e rendit të punës me konfrontim fizik në mes të dy punëtorëve. Gjatë ditës së sotme rasti është raportuar në SPB-Shtip nga organet e spitalit dhe për dy punëtorët është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftimin e Spitalit Klinik-Shtip.

    Në të thuhet se publiku do të njoftohet më tej për të gjitha veprimet e mëtejshme.

    Lajmi Paraprak

    Shtohen rastet me skoliozë – Nga çanta e shkollës te qëndrimi me orë të zgjatura në celular

    Lajmi i rradhës

    Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili reagon ndaj akuzave për mungesën e shqiptarëve në Mbrojtje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë