MMPT kërkon që Prokuroria të hetojë borxhin e lartë të komunës së Tetovës

    Fotografia është ilustruese

    Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” kërkon nga Prokuroria ta hetojë borxhin prej 24 milionë eurove të komunës së Tetovës. MMPT thotë revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalosë në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh, njofton Nistori.

    “Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale? Qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre. Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.”- thonë nga MMPT.

    Ata kërkojnë që përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë. Korrupsioni vret! Boll më!

    Lajmi Paraprak

    Eric Zemmour: Unë nuk bëj dallim mes Islamit dhe islamizmit

    Lajmi i rradhës

    Borrell: Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë