MODELI I RI PËR SUBVENCIONET | “Hair” më i madh apo “sherr” për bujqit!

    Çdo i treti fermer i regjistruar në vend, apo afër 80 mijë bujq janë shfrytëzues të përkrahjes shtetërore apo subvencioneve. Një herësh në vitet e kaluara, bujqësia ka fituar mbi 100 milionë euro për çdo vit në emër të përkrahjes financiare nga ana e shtetit. Tani me rishpërndarjen e mjeteve synohet që pjesa më e madhe e subvencioneve të shkojë për sasitë e prodhuara. Me fjalë të tjera, me modelin e ri të propozuar, të gjithë fermerët marrin subvencionim bazë për ruajtjen e tokës në gjendje të punueshme.

    Ata fermerë që prodhojnë kultura ose produkte të rëndësishme, pra kultivojnë tokën, arrijnë rendiment dhe shitje, marrin një subvencion shtesë. Nga partia opozitare VMRO-DPMNE pretendojnë se me modelin e ri do të shkurtohen një pjesë e subvencioneve për bujqit, ndërsa shtojnë se përparësi do të kenë kompanitë e mëdha bujqësore.

    Nga Federata e Fermerëve presin që të gjendet një zgjidhje lidhur me kriteret e shitblerjes. Pra, organizata që përfaqëson interesat e bujqve vlerëson se duhet gjetur një zgjidhje që do të mbulojë me një dokument të përshtatshëm ose të raportojë të gjitha format e shitjeve si blerës të regjistruar, shitje nga fermeri te fermeri, në treg, duke bërë rishikime dhe të ngjashme. Edhe nga Ministria e Bujqësisë edhe fermerët, vijnë në konstatim të përbashkët se subvencionet duhet të kenë një komponent zhvillimor dhe t’u drejtohen fermerëve të vërtetë, apo atyre që prodhojnë, shesin dhe sigurojnë jetesën nga bujqësia. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Këto ushqime duhet t’i shmangni sepse shkaktojnë konstipacion

    Lajmi i rradhës

    Personaliteti i njeriut nuk është i skalitur në gur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë