Moment historik i Klinikës Gjinekologjike në Shkup / Një grua 61 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të parë

    Një grua 61-vjeçare lindi fëmijën e saj të parë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Sipas drejtoreshës, Irena Aleksiovska Papestiev, kjo grua është më e moshuara që ka kaluar me sukses një proces të tillë, raporton Lider.mk. Fëmija u ngjiz me ndihmën e fekondimit in vitro.

    Nëna dhe i porsalinduri janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe ekipi mjekësor është meritor për këtë arritje të rëndësishme.

    Ky rast është unik, duke pasur parasysh moshën e nënës dhe përfundimin me sukses të shtatzënisë.

    Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev, paralajmëroi konferencë për media ku do të zbulohen më shumë detaje për procedurat in vitro dhe kujdesin ndaj nënës dhe të porsalindurit.

    Lajmi Paraprak

    Si të ulni nivelin e sheqerit në gjak – Ushqimet e duhura

    Lajmi i rradhës

    Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë