Momenti i arrestimit të katër personave në Shkup dhe Prilep, transportuan mbi 324 kilogramë kokainë (Video)

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 4 personave të arrestuar në Shkup dhe Prilep pasi të njëjtit dyshohen për furnizim të paligjshëm dhe transport të kokainës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se 4 të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminel për transport të kokainës në vendet e BE-së, të njëjtit dyshohet se janë furnizuar në Shqipëri me mbi 324 kilogramë heroinë.

    Janë arrestuar personat A.M.(51), D.Z.(37), M.J.(35) dhe D.J.(39), të gjithë nga Shkupi. Ndërkaq, në tentim për të ikur nga policia, është lënduar R.T. (45) nga Prilepi, i cili është në spital, por që për të njëjtin gjithashtu do të parashtrohet kallëzim penal.

    “Të katër personat janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar të përfshirë në organizimin e transportit të kokainës drejt vendeve të BE-së, i cili gjatë muajit qershor të vitit 2021, nga persona të panjohur nga Shqipëria, kanë blerë dhe më pas kanë organizuar transferimin e 300 pakove me masë kokainë 324.4 kilogramëve drejt Republikës së Italisë, me kamion “duff”, me rimorkio, me targa të Shkup, e që drejtohej nga N.A.”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    “Ikja e të rinjve po plak vendin” | Eksperti: Shkak janë kostot e jetesës dhe pagat e ulëta

    Lajmi i rradhës

    “Llaskarca”, pyetjet në gjyq nuk iu pëlqejnë avokatëve të “Durmo Tours”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë