Momenti kur Trump-i gjakoset në një incident në mitingun e Pensilvanisë (Video)

    Kandidati republikan Donald Trump u evakuua nga skena në një tubim në Pensilvani pasi u dëgjuan të shtëna.

    Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u pa i gjakosur në veshin e tij të djathtë teksa ishte i rrethuar nga agjentë të sigurisë, të cilët e nxorën jashtë skenës.

    Shërbimi Sekret njoftoi se ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt.

    “Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”, njoftoi Shërbimi Sekret.

    Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se nuk është ende i informuar për incidentin në tubimin e Trumpit në Pensilvani. /TRTBalkan/

    VIDEON MUND TA SHIKONI KËTU!

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me gjithnjë e më pak nxënës

    Lajmi i rradhës

    Është ulur dukshëm numri i kalimeve ilegale në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë