“Mos u besoni lajmeve të rreme” / Ndërtimi i poliklinikës në Saraj “përplas” Grubin dhe Bexhetin

    Poliklinika e Sarajit “përplas” zyrtarët e pushtetit qendror dhe atij lokal nga radhët e BDI-së. Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti u bëri thirrje qytetarëve qe të mos besojnë në lajme të rreme, pasi siç thotë, poliklinika e Sarajit fakteqësisht nuk është akoma gati.

    Reagimi i tij erdhi pas publikimit të fotografive nga ana e bashkpartiakëve të tij, Zv.kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi dhe zv. ministri i transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi, ku nënvizuan se ndërtimi i poliklinikës ka përfunduar. Bexheti tha se projekti nuk ka përfunduar ende, ndërsa aneksin që e përmend Qeveria nuk ka kaluar akoma dhe i njejti nuk ka të bëjë aspak me rregullimin e poliklinikës por për ndërtimin e rrethojës dhe rregullimin e oborrit.

    “Është një lajm i rrejshëm që realisht mos të vendon në huti qytetarët. Poliklinika fatkeqësisht akoma nuk është kryer, këto ditë pritet të kalon aneksi edhe pse, nëse e ndërlidhim, ai thotë se Qeveria ka miratuar aneks, nuk është e vërtetë, Ministria e Shëndetësisë do ta lejon aneksin dhe akoma nuk është i lejuam dhe tek pastaj të shkojmë në fazën tjetër”, deklaroi Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

    Kryetari Bexheti tha se poliklinika është në këtë gjendje prej para muajit qershor. Ai akuzoi Qeverinë për vonesa të pakuptimta.

    “Nëse marrim konform vendimit të Qeverisë, një detaj teknik kështu, ka mbi 2 muaj që rrin vetëm një pëlqim administrativ që duhet të merret nga Qeveria për shpallje nga shpija e shëndetit publik për mobilimin, kjo ishte arsyeja që të mos lajthiten qytetarët e komunës Sarajit…Një vit ka që është kështu, prej para muajit gjashtë është e njëjta gjendje”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

    Por zv kryeministri Grubi zv. Ministri i transportit dhe lidhjeve nëpër rrjetet e tyre sociale publikuan fotografi të objektit në fjalë, duke thënë se ai ka përfunduar një vit para afatit të paraparë.

    “Ndërtimi i poliklinikës së premtuar rajonale në Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar…”, u shpreh Artan Grubi, zv/ kryeministër I parë I Qeverisë.

    “Ministria e Shëndetësisë do të vijojë me prokurorim publik për furnizim me mjete mjekësore dhe vënie në funksion”, tha Bekim Rexhepi, zv ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

    Për të konfirmuar nëse Ministria ka nënshkruar ose jo aneksin e kontratës, si qëndron puna e objektit nëse është gati ose akoma jo, si dhe se kur pritet të përfundojnë punimet tërësisht, pyetëm Ministrinë e Shëndetësisë, por nga ky dikaster akoma nuk kemi marrë përgjigje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çanak: Të ndërpresim imituesit e Kremlinit në vendet tona

    Lajmi i rradhës

    Aggeler përsëri e drejtpërdrejtë: Korrupsioni po kërcënon pasurinë më të madhe të RMV-së, ajo është rinia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë