MPB: Alarmet e sotme për bomba ishin të gjitha të rrejshme

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​dhe objektet tjera në Shkup, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme.

    Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

    Lajmi Paraprak

    Numri i nxënësve në Tetovë që përdorin dhe shesin lëndë narkotike shënon rritje

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni: Ardhja e amerikanëve në RMV për korrupsionin është dështim për politikën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë