MPB bën thirrje për kujdes nga ndezja e zjarreve

    Foto ilustruese

    -Pas paraqitjes së temperaturave të fundit, dukshëm më të larta dhe paralajmërimeve se në ditët në vijim ato do të rriten akoma më shumë, në masë të madhe u rritën edhe rreziqet potenciale për shpërthim të zjarreve. Posaçërisht për shkak të faktit se ka lëvizshmëri të konsiderueshme në fusha, por edhe në pyje, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Bëjnë thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në fusha dhe në pyje, dhe të mos digjen mbeturina dhe bar i thatë dhe të mos hidhen cigare të pashuara.

    “Krahas kësaj, atyre të cilët qëndrojnë në vende kampimi, u thuhet të përmbahen nga ndezja e zjarreve, të cilat shpejtë mund të marrin hov dhe të zgjerohen përreth, e me atë të shkaktojnë edhe pasoja materiale dhe të tjera të përmasave të paimagjinueshme. Gjithashtu, në ambient të hapur të mos lihen shishe të xhamit apo gjëra të tjera, të cilat, të ekspozuara gjatë ndaj diellit, mund të shkaktojnë zjarr”, ceket në kumtesë.

    Paralajmërojnë se nëse qytetarët nuk u përmbahen këtyre thirrjeve dhe rekomandimeve, do të përballen me sanksione rigoroze ligjore, përkatësisht me paraqitje dhe dënime të mundshme me burg prej 6 muaj deri në 8 vite, varësisht nga lloji i zjarrit dhe rrethanat dhe pasojat e tjera.

    “Ministria e Punëve të Brendshme këtë muaj, në mënyrë të përforcuar ndërmori masa të tjera të koordinuara preventive dhe të tjera me grupe adekuate të qytetarëve bashkësitë lokale dhe urbane, që me kohë të detektohen shkaqet e mundshme për zjarre, ndërkaq në koordinim me institucionet dhe shërbimet e tjera do të përforcohen edhe aktivitetet e planifikuara kontrolluese”, porosisin nga MPB. 

    Lajmi Paraprak

    Kontesti me Maqedoninë trazon qeverinë bullgare

    Lajmi i rradhës

    Nis greva më e madhe në 30 vite në Angli, pezullohet shërbimi i trenave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë