MPB: dhjetori është afati i fundit për zëvendësimin e patentë shoferëve me emrin e ri

    Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024.

    Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues të rregullojnë patentë shoferin para afatit, për të mos krijuar kaos të panevojshme.

    “Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma.Dorëzimi i dokumenteve dhe fotografimi për patentë shofer në sportele bëhet pa nevojën e caktimit të terminit në të gjitha pikat për nxjerrjen e dokumenteve personale në shërbimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksojnë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    RMV me pagën më të ulët në rajon

    Lajmi i rradhës

    ASh-ja e Selës: organizatori i protestës për kishën e Gallatës është shok i afërt i Taravarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë