MPB i konfiskoi mbi 75 mijë copë mjete piroteknike në rajonin e Tetovës

    MPB-ja njofton se gjatë ditës së sotme (21.12.2024) në periudhën nga ora 09:30 deri më 14.20, zyrtarë policor të SPB-Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje nëpër shtëpitë, shitore dhe hapësira tjera tek B.A (40) nga f.Sellcë i Tetovës, si dhe në tre tezga të improvizuara në Tetovë pronë të S.M (35) dhe M.A (54) të dy nga Tetova dhe J.N (56) nga Bukoviqi i Shkupit.

    Gjatë bastisjeve, sic njofton MPB-ja, janë gjetur 75.889 copë mjete piroteknike dhe 346 kg duhan.

    “Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të inicohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB-ja.

    Lajmi Paraprak

    Arsovska ka bllokuar projektin për bulevardin në Çair

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti tha “po vjen era shtet”, reagon BDI: këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë