MPB: kujdes nga linqet e rrejshme për ndihmë për tragjedinë në Koçan

    Linqe të rrejshme për dhurim të ndihmës financiare dhe ndihma të tjera po shfaqen në mediat sociale duke kërkuar ndihmë për trajtimin ose për familjet e të ndjerëve në tragjedinë e zjarrit në Koçan, raporton Star TV.

    Policia e Shtipit paralajmëron të kihet kujdes dhe thotë që qytetarët të kontrollojnë mirë apelet për ndihmë, pasi për momentin nuk ka një aktivitet të tillë, njofton televizioni.

    Në ngjarjen tragjike që ka tronditur Maqedoninë e Veriut, ku deri tani, janë raportuar 59 persona të vdekur dhe 155 të plagosur. Autoritetet kanë konfirmuar se 35 prej viktimave janë identifikuar, ndër to 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. Mes viktimave është edhe një oficer policie nga Probishtipi, i cili humbi jetën gjatë ngjarjes.

    Lajmi Paraprak

    Numri i të vdekurve në Koçan shkon deri në 59

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Koçan, viktimat janë kryesisht të moshave 14 deri në 24 vjeç

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë