Në prag të sezonit të festimeve të maturës, Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel maturantë që të jenë të kujdesshëm gjatë festimeve dhe të shmangin përdorimin e alkoolit dhe substancave narkotike.
“Në festën e maturës pa veturë!“, „Pa konsumim të alkoolit!“, „Pa përdorim të substancave narkotike!“, „Pa prishje të rendit dhe qetësisë publike!“ janë katër mesazhet e fuqishme që MPB ua drejton maturantëve, por edhe prindërve të tyre.
Nga MPB theksojnë se përgjegjësia për sjelljen devijante nuk bie vetëm mbi të rinjtë, por edhe mbi prindërit e tyre, të cilët shpeshherë u lejojnë fëmijëve të vijnë me vetura personale, të konsumojnë alkool ose të mbeten pa mbikëqyrje.
Ministria gjithashtu nënvizon se qëllimi është që nata e maturës të mbetet nata më e bukur për kujtim, e jo tragjedi që do t’ua shënojë jetën familjeve.
KShPK: hetimi i përgjegjësisë personale nuk e cenon funksionimin e institucionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) njoftoi sot në një deklaratë me shkrim se vazhdon të zbatojë…