Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se edhe këtë vit po zhvillojnë fushatë preventive, me qëllim që qytetarëve t’u tregohet për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, posaçërisht aktuale para dhe gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq zhvillojmë një sërë aktivitetesh, shpërndahen fletushka me përmbajtje edukative, organizojmë ushtrime demonstruese ku qytetarët mund të shohin se çfarë pasojash kanë nga përdorimi i mjeteve piroteknike, thonë nga MPB.
MPB po ndërmerr edhe masa represive, me qëllim të sanksionimit të përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe i përkujton qytetarët për dispozitat ligjore në të cilat sanksionohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale.
“Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike në nenin 31 parasheh gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike pa autorizim. Sipas Kodi Penal, neni 396 është paraparë prodhimi ilegal, posedimi dhe tregtimi i armëve ose lëndëve shpërthyese, ku: (1) Ai i cili prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, muncion ose lëndë shpërthyese, do të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg,
(2) Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasia më e madhe e armëve të zjarrit, municion ose lëndë shpërthyese të cilat për qytetarët janë të ndaluara, shkelësi do të dënohet me të paktën 5 vjet burg.