MPB shpall fletëarrest ndërkombëtar për Vasko Kovaçevskin, ish-drejtor i EMV

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmë ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për ish drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski.

    Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion sot ka pranuar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, me të cilin refuzohet propozimi për caktimin e masës së kujdesit ndaj të dyshuarit në rastin “Aditiv”.

    Sipas prokurorisë, i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit.

    Hetimi për rastin “Aditiv” ka nisur më 10 të këtij muaji dhe përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë. Dyshohet se ata kanë kryer krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave, ekonomisë, detyrave zyrtare dhe trafikut të ligjshëm.

    Vasko Kovaçevski është njëri prej të dyshuarve në këtë rast, ndaj të cilit është lëshuar arrest ndërkombëtarë pasi nuk është gjetur nga organet hetimore.

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i reumatizmës te kyçet e këmbëve

    Lajmi i rradhës

    Policia Financiare e RMV: për 4 muaj 22 kallëzime penale për 305,9 milionë denarë dëm në buxhetin e shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë