MPJ e Bullgarisë notë proteste për shkak të sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër

    Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje, Agnesa Rusi Popovska, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë për t’i dorëzuar notë proteste për shkak të incidentit në Ohër, gjegjësisht sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër “Car Borisi i Tretë”.

    Njoftimin e ka bërë agjencia BGNES dhe thotë se bëhet fjalë për krim ndaj “bullgarit maqedonas” i cili është dërguar në spital me lëndime të rënda. Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka deklaruar qëndrimin e saj plot kritika ndaj Maqedonisë.

    Në tekstin e BGNES thuhet se me muaj të tërë shteti bullgar ka theksuar me këmbëngulje pritjet që autoritetet në Maqedoni të marrin masa të menjëhershme dhe efektive kundër përshkallëzimit të rëndë të krimeve të urrejtjes dhe manifestimeve ndaj bullgarëve në vend.

    Lajmi Paraprak

    Edi Rama në Davos: ‘Karma is a b…’, kritikon BE-në për standardet e dyfishta

    Lajmi i rradhës

    U arrestuan sulmuesit e sekretarit të klubit bullgar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë