MPJ e Maqedonisë: Pjesëmarrja në konfliktin Rusi-Ukrainë, dënohet me ligj

    Ambasada e Ukrainës në Shkup bën thirrje që qytetarët të cilët janë të interesuar për t’iu bashkuar “Legjionit Ndërkombëtarë” të paraqiten në adresat elektronike të publikuara në rrjetet sociale.

    Numri që ishte i vendosur në njoftimin e përfaqësisë diplomatike, u përgjigj se nuk bëhet fjalë për rekrutim por për informacion pas formimit të njësisë “Legjioni Ndërkombëtarë” me vendim të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Nga bashkëbisedimi që zhvilluam, personi i cili u përgjigj në thirrjen telefonike na tha se duhet të adresohemi në ambasadë për informacione më të hollësishme, por as përfaqësia diplomatike e Ukrainës nuk japin më tepër informacion. Prokuroria Publike vlerëson se thirrja ka bazë për padi penale, por në rastin konkret pa vendimin e Qeverisë nuk mund të procedohet për shkak se bëhet fjalë për trup diplomatik. Qeveria ka marr një qëndrim mbi thirrjen e shtetit ukrainas, për të cilin na than se duhet ta kumtojë Ministria e Jashtme. Ky dikaster në qëndrimin e tyre me shkrim nuk ka potencuar masat e mundshme diplomatike ndaj Ukrainës, por ka rikujtuar qytetarët me dispozitat ligjore derisa vendosin të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.

    “Si një vend mik i Ukrainës, e kuptojmë gjendjen e komplikuar në të cilën ndodhet dhe e cila i vendosë në një situatë të veçantë autoritetet ukrainase, që të bëjnë thirrje për çdo lloj ndihme, në të gjitha vendet mike…Ministria e Punëve të Jashtme rikujton qytetarët e Maqedonisë së Veriut se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj, sipas rregullave ligjore, përkatësisht Kodit Penal të vendit, është vepër penal”, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

    Për t’iu bashkëngjitur “Legjionit Ndërkombëtarë”, duhet kaluar në 7 filtra.

    Kushtet për bashkëngjitje në “Legjionin Ndërkombëtarë”

    Të kontaktohet Ambasada e Ukrainës në shtetin amë
    Të njoftohesh për dokumentet dhe pajisjet e nevojshme
    Njoftoni ambasadën për kompletimin e dokumentacionit dhe caktoni intervistë me atashetë për mbrojtje si dhe kushtet për vizë
    Shkruaj aplikimin për të marrë pjesë në mbrojtjen territoriale bashkërisht me Forcat e Armatosura Ukrainase
    Mëso mbi instruksionet se si mund të arrish në Ukrainë
    Kaloni në Ukrainë në mënyrën e përcaktuar

    Pasi të pozicionohesh në Ukrainë, bashkoju “Legjionit Ndërkombëtarë” dhe bashkë me ushtarët ukrainas mbroni territorin e Ukrainës nga pushtuesit rusë

    Deri më tani asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut nuk është paraqitur si vullnetar për t’iu bashkuar legjionit ukrainas. Numri më i madh i vullnetarëve janë paraqitur nga Britania e Madhe.

    Përshëndetje, kam ardhur të bashkohem në ushtrinë ukrainase apo si e quani
    Në rregull, prit një moment.
    Çfarë nacionaliteti keni?
    Britanik.
    Çfarë të bëri që të vinit këtu?
    Duket se ata kanë nevojë. Ne jemi të rinj, të zhvilluar dhe mendojmë se mund të ndihmojmë. Pse jo?
    A keni eksperiencë luftarake?
    Jo aspak.
    Këtu e keni një mail dhe një adresë. Ju thërret një person dhe ju tregon çfarë duhet të bëni.

    Referuar Kodit Penal thirrja dhe bashkëngjitja në luftëra jashtë vendit dënohet nga 1-4 vite burg. Ndjekja penale e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në luftëra jashtë vendit mund të procedohet vetëm pas riatdhesimin nga zona e konfliktit. Personat që kanë vuajtur dënime me burg i nënshtrohet procesit të risocializimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NUK KA PËRGJEGJËSI PËR ZJARRIN NË SPITALIN MODULAR NË TETOVË

    Lajmi i rradhës

    Opozita me një sërë propozimesh për zgjidhjen e krizës ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë