MPJ e Maqedonisë së Veriut: shprehim keqardhje për keqkuptimin në aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani

    Ministria për punë të jashtme dhe tregti të jashtme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas notës së protestës së dërguar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, rreth incidentit me presidenten Vjosa Osmani. Ata shprehin keqardhje për incidentin, duke vlerësuar se me Kosovën kanë raporte pozitive.

    “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë raport dhe bashkëpunim bilateral pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhje për keqkuptimin që ka ndodhur gjatë udhëtimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin ndërkombëtar në Shkup”, deklaruan nga Ministria, përcjell 360shkallë.

    Ata kanë kërkuar informacione nga institucionet përgjegjëse, duke deklaruar që pasi të analizojnë këto informacione, do të marrë masa, më qëllim që në të ardhmen mos të vjen deri te një situatë e tillë.

    Ndryshe, më 2 gusht, Kosova i dërgoi notë proteste Maqedonisë së Veriut dhe e quajti “provokim” situatën në Aeroportin e Shkupit dhe se presidenca e Kosovës tha se është e indinjuar me deklarimet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

    MPB-ja e Maqedonisë ka deklaruar se më 1 gusht, Osmani teksa po kalonte kontrollin kufitar, kur i është kërkuar që ta lë telefonin dhe të kalojë përmes skanerit, “një person nga sigurimi i saj e ka tërhequr të punësuarin në TAV-it, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore”.

    Lajmi Paraprak

    Dikh He Na Bister – Shiko dhe mos harro

    Lajmi i rradhës

    “Pakt me djallin” – Debati për shkëmbimin e të burgosurve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë