Mungesa e shumicës mban peng Badenterin!

    Shumica parlamentare po përballet me mungesë të Badenterit, përkatësisht nuk kanë mjaftueshëm deputetë jo maqedonasë, të cilët janë të nevojshëm për votimin e ligjeve të rëndësishme për të cilat parashihet badenteri.

    Një prej tyre është ligji për Vetëqeverisje lokale, i cili sot ishte në rend dite në Kuvend. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, pret që Badenteri të sigurohet në të ardhmen me zgjerim eventual të shumicës parlamentare.

    “Badenter për momentin nuk ka megjithatë pres rritje të shumicës parlamentare. Pres që të diskutojmë për pikën ligjin për vetëqeverisje lokale sepse kjo është zgjidhje ligjore e cila i tangon të gjithë, edhe pushtetin edhe opozitën, dhe është ligj i cili nuk është i ndarë në baza fetare e etnike”, u shpreh Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.

    Për atë se si do të veprojë Kuvendi në raste kur nevojitet Badenteri, Mickoski tha se do të veprohet sipas nevojave.

    “Varësisht nevojave, ashtu do të krijohen kushtet”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

    Zv.kryeministri Izet Mexhiti, megjithatë është i bindur se në Kuvend do të ketë Badenter dhe se për momentin po bëhet riformatim i shumicës parlamentare.

    “Po riformatohet shumica dhe mendoj që do të ketë edhe Badenter edhe të vogël edhe të madh, por ajo që është me rëndësi do të ketë propozim ligje që janë në interes të qytetarëve që besoj që do t’i votojnë të gjithë”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.

    Përpos ligjit për vetëqeverisje lokale, në Kuvend pezull kanë mbetur edhe një sërë ligjesh dhe votimesh tjera sikurse votimi i këshillit të agjencisë së mediave e këshillit programor i RTVM-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    17-të të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, pesë muaj pa rrogë

    Lajmi i rradhës

    “One Stop Shop” në Jazhincë / Paralajmërohet zgjerimi i projektit me Shqipërinë dhe Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë