Fotografitë nga vendi ku u rrëzua avioni ukrainas i mallrave në Greqi, shfaqin minat dhe municion tjetër serb, që gjendej në ngarkesën e këtij avioni. Avioni, që po bartte 11.5 tonë armë serbe, ishte nisur drejt Bangladeshit, por u rrëzua të shtunën mbrëma në Kavalla të Greqisë, duke vrarë tetë anëtarët e ekuipazhit, të cilët ishin ukrainas. /REL/
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, tha më 17 korrik se avioni po transportonte 11.5 tonë armë serbe për në Bangladesh. Ai hodhi poshtë spekulimet se ngarkesa kishte për destinacion Ukrainën.
4Edhe në këtë fotografi nga vendi i rrëzimit të avionit, shfaqen bombola municionesh, përfshirë një që është e hapur (në pjesën e poshtme në anën e majtë të fotografisë) dhe duken edhe bishti i një predhe të mortajës.
Zyrtari opozitar serb, Sërxhan Millivojeviq, kërkoi hetim të pavarur për të sqaruar “dyshimet” sa i përket rrëzimit të avionit.
Stefanoviq tha se avioni po barte “minahedhës dhe mina” të tjera.
Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur edhe një mortajë të ngjashme, e cila thuhet se është e llojit M67, apo mortajë që përdoret për “ndriçimin e fushëbetejës”, armë që prodhohet në Serbi.
Greqia ka nisur një notë proteste më 18 korrik, duke thënë se Beogradi kishte dështuar që ta njoftonte paraprakisht për ngarkesën e “rrezikshme” që po fluturonte mbi territorin grek. Ministri i Mbrojtjes së Serbisë u tha gazetarëve se fluturimi ishte “në përputhje me rregullat ndërkombëtare”.