Murtezani: LSDM nuk po e respekton marrëveshjen me Alternativën, ministritë që na takojnë ia ofron tjetër kujt

    Drejtori i MEPSO-s dhe zëdhënës i Alternativës, Orhan Murtezani, në emisionin “Top Tema” ka deklaruar se për Alternativën nuk janë aq të rëndësishme funksionet. Ai ka thënë se e kupton se si funksionojnë funksionarët e BDI-së të cilët për 20 vite kanë qenë në pushtet, dhe nëse nesër nuk do të jenë në funksionarë nuk do të dinë se si ta fillojnë ditën, përcjell Nistori.

    “Nëse funksionarët tanë edhe në të ardhmen do t’i bartin funksionet e njëjta ose jo, është lënë në duar të kryetarit. Për neve është e rëndësishme ajo marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar në dhjetor 2021 për hyrje ne Qeveri, ta respektojmë deri në fund dhe sic e dinë opinioni ne nuk jemi ata të cilët e problematizojmë ose nuk respektojmë realizimin e asaj marrëveshje”, ka thënë Murtezani, në pyetjen për ndarjen e funksioneve në institucionet shtetërore gjatë hyrjes eventuale të ASH-së në Qeveri.

    Murtezani ka thënë se gjatë hyrjes në Qeveri, Alternativa ka insistuar që të gjithë bisedimet t’i bëjmë me LSDM-në.

    “Dhe në kohë kur ekzistojnë bisedime për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe në moment kur një parti e caktuar po i ofron resorët që me marrëveshje na takojnë neve, Alternativës, atëherë lirisht mund të thuhet se kjo është mosrespektim i marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor 2021”, ka shtuar Murtezani.

    Lajmi Paraprak

    “Kompanitë ndërtimore në RMV bëjnë prerjen e drurëve, sepse kanë llogari t’i paguajnë gjobat”

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë