Murtezani: ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut tregon se zgjerimi është i gjallë

    Ministri i Çështjeve Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ishte sot mysafir në emisionin “360 Shkallë,” ku u diskutua çështja e integrimeve evropiane. Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi:

    “Jo vetëm që procesi i integrimit është gjallë, por po ndodh me një shpejtësi shumë më të madhe. Ajo që Mali i Zi ka kaluar ose realizuar në gjashtë muajt e fundit, në kushte normale pa agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, do të duhej të përfundonte në një periudhë prej tre deri në katër vjet. Prandaj, them se ky moment duhet të ndikojë te ne që të punojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje dhe ta kapim hapin për avancim të shpejtë”, tha Murtezani.

    Ndryshe Murtezani ka treguar se në takimet që ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski së fundi kanë pasur në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, përfshirë edhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku u diskutua për idenë e ndryshimeve kushtetuese (për hyrjen e bullgarëve) me efekt të vonuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pesë ushqimet që duhet të hani për flokë të shëndetshëm

    Lajmi i rradhës

    QShP: uji në banjat e Tetovës, i pijshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë