Murtezani në Kiev: paqja gjithmonë fiton! RMV çdoherë në krah të Ukrainës

    Në kuadër të vizitës së tij të punës në Ukrainë, Ministri Orhan Murtezani realizoi disa takime në të cilat konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për procesin euro-integrues të Ukrainës, përcjell Nistori.

    “Sot, nga Kievi, në kohën kur ky qytet mbart shumë plagë dhe sfida, dërgoj mesazh se Maqedonia e Veriut, së bashku me NATO-n, qëndron fuqishëm pranë popullit ukrainas. Gjatë vizitës time, kisha nderin të takohem me kolegen time, ministren Olga Stefanishina dhe të nënshkruajmë Memorandum për bashkëpunim, i cili konfirmon angazhimin tonë të përbashkët në procesin euro-integrues. Së bashku do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në këtë proces historik”, deklaroi Murtezani nga Kievi.

    Ministri ka vizituar edhe ambasadën e RMV në Kiev, e cila së fundmi u dëmtua si rezultat i një sulmi raketor rus në Kiev. Pavarësisht këtij sulmi, dëmet materiale nuk mund të lëkundin vendosmërinë e RMV për të qëndruar krah Ukrainës, u shpreh ndër të tjera Murtezani.

    Ndryshe, ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, ditë më parë mbajti takim me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Ukrainës, përgjegjëse për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Olga Stefanishina. Në këtë takim u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për çështjet lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilin si nënshkrues të caktuar në emër të Qeverive të të dyja vendeve janë kryenegociatorët me BE-në, Murtezani dhe Stefanishina. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të kreditojë RMV me 250 milionë eurot e Hungarisë?!

    Lajmi i rradhës

    Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë