Duhet ta mbrojmë procesin e anëtarësimit në BE nga bilateralizimi i mëtejshëm, sepse ai po bëhet problem edhe për vetë Bashkimin Evropian, thotë në një intervistë për AIM ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
“Bilateralizimi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk po bëhet problem vetëm për vendet kandidate, por fillon të bëhet një problem serioz edhe për vetë Unionin, veçanërisht tani kur, në mbylljen e kapitujve të Malit të Zi dhe Kroacisë, janë paralajmëruar disa bllokada. Po ashtu, për vendet e tjera kandidate janë paralajmëruar bllokada të caktuara dhe bilateralizimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk i shkakton dëm vetëm vendeve kandidate, por edhe Bashkimit Evropian”, thotë Murtezani.
Ai thekson se shtetet anëtare dhe institucionet që përfaqësojnë Unionin janë të vetëdijshme për këto probleme dhe po i dëgjojnë argumentet tona me shumë vëmendje.
“Ne disa raste, së bashku me kryeministrin, jemi përpjekur të sqarojmë se obligimet e ndërmarra për realizimin e ndryshimeve kushtetuese mbeten si të tilla, ekziston vullnet politik dhe gatishmëri për t’i miratuar ato, megjithatë, ne duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, sidomos për një arsye shtesë, pasi projektimi i procesit të anëtarësimit është në realizimin e disa reformave dhe standardeve evropiane“, thekson Murtezani për AIM.