Myslimanët në Lindjen e Mesme agjërojnë në rrethana të jashtëzakonshme

    Myslimanët në Lindjen e Mesme po kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në rrethana të jashtëzakonshme. Ramazani shihet si një kohë reflektimi fetar dhe adhurimi, bamirësie dhe bashkimi, pasi besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

    Familjet e pritën iftarin – përfundimin e ditës së tyre të parë të agjërimit – me të dashurit, ndërsa qytetet dhe vendbanimet ndezën dritat festive dhe organizuan ngjarje për komunitetet për të shënuar muajin e Ramazanit, siç kanë bërë ndër breza në kohë paqeje dhe stabiliteti ekonomik.

    Megjithatë, ndikimi i luftës dhe transformimet e mëdha politike që tronditën rajonin po ndihen ende.

    Për shumë sirianë, ky është Ramazani i parë pa sundimin e vendit nga dinastia Assad në më shumë se gjysmë shekulli. Presidenti Bashar Assad u rrëzua në një kryengritje rrufe në dhjetor të udhëhequr nga sundimtarët e rinj islamikë de facto të vendit në Hayat Tahrir al-Sham.

    Në Rripin e Gazës, është viti i dytë që palestinezët po festojnë Ramazanin pas luftës midis Izraelit dhe grupit militant Hamas. Këtë vit, ata shpresojnë që të zgjasë një marrëveshje e brishtë armëpushimi, pasi pjesa më e madhe e enklavës së vogël është në gërmadha, ku shumica e palestinezëve mbështeten në ushqim dhe ndihmë mjekësore për të mbijetuar për shkak të shkatërrimit të gjerë.


    Dritat zbukuruese ndriçojnë një strukturë të dëmtuar nga lufta në Han Junis atë që duket të ketë qenë dikur një dhomë shtëpie.   
    1Dritat zbukuruese ndriçojnë një strukturë të dëmtuar nga lufta në Han Junis atë që duket të ketë qenë dikur një dhomë shtëpie. 
     
    Dritat festive janë ndezur midis shtëpive të shkatërruara palestineze për muajin e shenjtë të Ramazanit në Han Jounis, në jug të Rripit të Gazës, më 28 shkurt 2025.
    2Dritat festive janë ndezur midis shtëpive të shkatërruara palestineze për muajin e shenjtë të Ramazanit në Han Jounis, në jug të Rripit të Gazës, më 28 shkurt 2025.
    Mbishkrimi "Ramazan", i shkruar arabisht. Palestinezët duke ngrënë syfyrin e parë të shtruar në mënyrë kolektive pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në Han Jounis, në jug të Rripit të Gazës, të premten, 28 shkurt 2025. 
    3Mbishkrimi “Ramazan”, i shkruar arabisht.

    Palestinezët duke ngrënë syfyrin e parë të shtruar në mënyrë kolektive pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në Han Jounis, në jug të Rripit të Gazës, të premten, 28 shkurt 2025. 
    Palestinezët e ulur në një tryezë të madhe për iftar, mes rrënojave të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
    4Palestinezët e ulur në një tryezë të madhe për iftar, mes rrënojave të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

    Banorë të mbledhur për iftarin e organizuar nga Fondacioni Turk Humanitar Relief (IHH), në ditën e parë të muajit të Ramazanit në lagjen Jobar, e cila u shkatërrua nga lufta siriane, në Damask, Siri, të shtunën, më 1 mars 2025.
    5Banorë të mbledhur për iftarin e organizuar nga Fondacioni Turk Humanitar Relief (IHH), në ditën e parë të muajit të Ramazanit në lagjen Jobar, e cila u shkatërrua nga lufta siriane, në Damask, Siri, të shtunën, më 1 mars 2025.
    Fatima Al-Absi duke përgatitur ushqimin për iftarin e familjes së saj në ditën e parë të Ramazanit.
    6Fatima Al-Absi duke përgatitur ushqimin për iftarin e familjes së saj në ditën e parë të Ramazanit.
    Palestinezët varin drita e zbukurime pranë shtëpive të tyre të shkatërruara për muajin e shenjtë të Ramazanit në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës.
    7Palestinezët varin drita e zbukurime pranë shtëpive të tyre të shkatërruara për muajin e shenjtë të Ramazanit në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës.
    Fatima Al-Absi, majtas, duke ngrënë iftar, shujta pas agjërimit, me vajzën dhe nipërit e saj në ditën e parë të Ramazanit në apartamentin e tyre të dëmtuar në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, të shtunën, më 1 mars 2025.
    8Fatima Al-Absi, majtas, duke ngrënë iftar, shujta pas agjërimit, me vajzën dhe nipërit e saj në ditën e parë të Ramazanit në apartamentin e tyre të dëmtuar në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, të shtunën, më 1 mars 2025.

    Sirianët duke ngrënë një iftar të organizuar nga Fondacioni Turk Humanitar Relief (IHH), në lagjen Jobar të Damaskut, e cila u shkatërrua nga lufta.
    9Sirianët duke ngrënë një iftar të organizuar nga Fondacioni Turk Humanitar Relief (IHH), në lagjen Jobar të Damaskut, e cila u shkatërrua nga lufta.
    Banorët duke shëtitur në një treg ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët, në qytetin e vjetër të Damaskut, Siri, e shtunë 1 mars 2025.
    10Banorët duke shëtitur në një treg ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët, në qytetin e vjetër të Damaskut, Siri, e shtunë 1 mars 2025.
    Një familje palestineze duke ngrënë ushqimet e përgatitura për iftar, në Xhabalia. Ky është Ramazani i dytë radhazi që ata e kremtojnë muajin e shenjtë në rrethana të jashtëzakonshme.
    11Një familje palestineze duke ngrënë ushqimet e përgatitura për iftar, në Xhabalia. Ky është Ramazani i dytë radhazi që ata e kremtojnë muajin e shenjtë në rrethana të jashtëzakonshme.
    Një besimtar mysliman përdor një teleskop për të kërkuar gjysmëhënën në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa përpara fillimit të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, 28 shkurt 2025, në Jerusalem.
    12Një besimtar mysliman përdor një teleskop për të kërkuar gjysmëhënën në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa përpara fillimit të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, 28 shkurt 2025, në Jerusalem.

    Besimtarët myslimanë para xhamisë së Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në prag të muajit të Ramazanit, të premten, 28 shkurt 2025, në Jerusalem.
    13Besimtarët myslimanë para xhamisë së Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në prag të muajit të Ramazanit, të premten, 28 shkurt 2025, në Jerusalem.
    Palestinezët marrin pjesë në lutjet e taravisë në qytetin e Gazës.
    14Palestinezët marrin pjesë në lutjet e taravisë në qytetin e Gazës.
    Besimtarët teksa dalin nga xhamia Umajad pas lutjeve në ditën e parë të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në Damask, Siri, më 1 mars 2025.
    15Besimtarët teksa dalin nga xhamia Umajad pas lutjeve në ditën e parë të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në Damask, Siri, më 1 mars 2025.
    Palestinezët duke ngrënë syfyr të përbashkët pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në Han Junis.
    16Palestinezët duke ngrënë syfyr të përbashkët pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në Han Junis.

    Zbukurime me drita pranë shtëpive të shkatërruara të palestinezëve në Han Junis për muajin e shenjtë të Ramazanit.
    17Zbukurime me drita pranë shtëpive të shkatërruara të palestinezëve në Han Junis për muajin e shenjtë të Ramazanit.
    Besimtarët myslimanë mblidhen në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. 
    18Besimtarët myslimanë mblidhen në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. 

    /REL/

    Lajmi Paraprak

    Delegacioni kosovar konfirmon heqjen e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria do të pranojë çfarëdo propozimi për të cilën do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë