“Na i merrni votat dhe pensionet nuk i përmendni asnjëherë”, protestojnë pensionistët në Tetovë

    Pensionistët në Tetovë, protestë / Fotografia: S. Z.

    Pensionistët e Pollogut sot kanë bllokuar disa rrugë në Tetovë në shenjë proteste. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve. Thonë se do të protestojnë me tenda para institucioneve, ndërsa kërkesat e tyre theksojnë se do të dorëzohen edhe në ambasadat e shteteve të BE-së.

    “Asnjëherë nuk i kanë përmendur, ndërsa i kërkojnë votat tona, asnjëherë më, kur njëherë, le ta shohin ata se ne, qytetarët e këtij vendi, nuk jemi analfabetë, po na i merrni votat dhe pensionet nuk po i përmendni asnjëherë”, tha një protestues i revoltuar.

    Ndryshe, së fundmi pensionistët kishin rritje të pensioneve mbi 5 për qind, thonë se kjo rritje është nënçmuese për ta pasi mesatarisht 600 denarë shtesë nuk ndihmojnë në përballje me inflacionin.

    Lajmi Paraprak

    Shtim i vjedhjeve në dyqane për shkak të inflacionit?

    Lajmi i rradhës

    Katër rroga mesatare në RMV, sa një rrogë kryeministri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë