Nagavci detyrohet të flas anglisht shkak i përkthimit joadekuat

    Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit me ministren e Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë, Milla Carovska, ministrja kosovare u paraqit në konferencë të përbashkët për mediume, mirëpo autoritete vendase nuk siguruan përkthim adekuat nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe si rrjedhojë, Nagavci u detyrua të jep deklaratë në gjuhën angleze.

    Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci pas takimit me homologen maqedonase Milla Carovska tha se është diskutuar tema e digjitalizimit në arsim. Nagavci i uroi sukses ministres Carovska në këtë proces, ndërkaq theksoi se nevojitet kohë për të parë rezultatet nga tranzicionet e tilla.

    “Në Republikën e Kosovës jemi duke punuar në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026. Një pjesë të rëndësishme të planit zë edhe strategjia për digjitalizimin e arsimit në Kosovë.Duhet të sigurohemi që të gjithë fëmijët të kenë mundësi qasësenë materialet e punës”, deklaroi mes tjerash Nagavci./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Borrell i ‘ashpër’ me Bullgarinë, shkak Maqedonia e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Penalizohet Hamilton me minus 10 vende

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë