Namazi i Bajramit në RMV do të falet në orën 05:38

    Dita e parë e festës së Bajramit të Kurbanit, është të dielën me 16 qershor 2024. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftoi se manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha”- Shkup, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 05:38 minuta.

    Ndërkohë, namazi i sabahut do të falet në orën 4:23, ndërsa manifestimi do të transmetohet si zakonisht, live në TVM2.

    Bajrami i Kurbanit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti, përmes engjëllit të tij Xhebrailit njoftoi Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

    Në kalendarin hixhri (Islam), Bajrami i Kurbanit bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

    Lajmi Paraprak

    Kryetari i KF Shkupit: nuk i besojmë Federatës në RMV, nuk kam ardhur të grindem me njerëz

    Lajmi i rradhës

    Ushqimi i ndenjur për kohë të gjatë jashtë frigoriferit – Çfarë i shkakton trupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë