Ndërpriten përkohësisht aktivitetet e skijimit në Kodrën e Diellit për shkak të mjegullës

    Kodra e Diellit / Fotografia: Emir Hamzi

    Autoritetet në qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” njoftojnë se aktivitetet e skijimit janë ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, shkruan Nistori.

    “Për shkak të kushteve të pafavorshme të klimës dhe mjegullës së dendur, skijimi do të ndërpritet përkohësisht. Pritet që mjegulla të pastrohet dhe të vazhdojmë me aktivitetet e skijimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të qendrës.

    Skiatorët dhe vizitorët këshilliohen të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare për të qenë të informuar mbi rifillimin e aktiviteteve sportive dhe kushtet në terren.

    Ndryshe, Kodra e Diellit, një ndër destinacionet më të njohura dimërore në Maqedoninë e Veriut, ofron terrene të shumta për skijim dhe aktivitete rekreative gjatë sezonit të ftohtë. Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, pritet që situata të përmirësohet me qetësimin e motit dhe largimin e mjegullës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fushatë nxitëse, por pa incidente në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Mbi 140 persona në RMV për çdo vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Safe City” ende në pritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë