Ndërpritet bojkoti, Transporti hekurudhor i RMV-së normalizohet

    Hekurudha, fotografi ilustruese

    Trenat për udhëtarë dhe mallra do të qarkullojnë sërish pasdite. Është ndërprerë bojkoti i makinerive dhe stafit ekzekutiv të Transportit hekurudhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, të cilëve sot u janë paguar shpenzimet materiale për muajin e fundit, që ka qenë arsyeja e ndërprerjes së qarkullimit hekurudhor nga dita e djeshme në ora 15:00, konfirmoi për MIA Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Makinistëve të Maqedonisë.

    Dimovski po ashtu tha se kanë marrë premtim nga menaxhmenti i HRMV Transport SHA Shkup se pjesa e parë e pagës do të paguhet nesër.

    Ai njoftoi se qarkullimi hekurudhor do të normalizohet dhe se treni i parë i udhëtarëve që do të nisë është ai i linjës Shkup – Gjevgjeli në ora 16:55.

    Menaxhmenti i HRMV Transport dje ka vlerësuar se ndërprerja e punës është e kundërligjshme, gjegjësisht se nuk është organizuar në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratën Kolektive, dhe se nuk është shkaktuar për shkak të momentit social apo kushteve tjera me kryerjen të detyrave të punës, por për përfitime personale të makinistëve.

    Lajmi Paraprak

    Trençevska: Nga shtatori edhe çerdhet do të funksionojnë me ditarë elektronik

    Lajmi i rradhës

    Këshilli i Europës zyrtarisht e përjashton Rusinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë