Ndërtimi i autostradave nga Bektel-Enka, pa tender

    Zëvendës Kryeministri për Luftimin e Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, nuk e di planin B të kolegut të tij qeveritar, Ministrit të Transportit Blagoj Boçvarski, i cili tha se një plan i tillë ekziston, nëse kontestohet ligji për Behtel-Enkan për ndërtimin e autostradave. Nikollovski njoftoi se nesër do të ketë një takim me komisionin anti-korrupsion, të cilët njoftuan se për shkak të dyshimeve për korrupsion ligjin do ta dorëzojnë në Kushtetuese. Ai tha se do t’i kërkojë anti-korrupsionit mbështetje për ligjin.

    “Nuk e di kush është ai që do të përpiqet të përfshihet në korrupsion, kur bëhet fjalë për kompanitë më të mëdha në botë, dhe me mbështetjen e të gjithë mbështetësve ndërkombëtarë të vendit tonë”- deklaroi Ljupço Nikolloski- Zëvendës Kryeministër për Luftën kundër Korrupsionit.

    Në një bisedë të shkurtër telefonike për Alsat, kryetarja e Antikorrupsionit tha se nuk do ta ndryshojë asgjë mendim e saj, dhe të hënën ligjin do ta kontestojë në Kushtetuese. Sipas procedurës, ligji hyn në fuqi të shtunën, sepse atëherë skadojnë tetë ditë nga votimi në Kuvend.

    Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit

    “Është e vërtetë që nesër do të kemi takim me zëvendës- kryeministrin për parandalimin e korrupsionit Lupço Nikollovski. Por është një takim i rregullt dhe ne e ftuam atë me rastin e shpërnguljes në ambientet e reja. Ligji me të cilin “Behtel-Enka” do të ndërtojë autostrada të hënën me siguri do ta kontestojmë përpara Gjykatës Kushtetuese”

    Nga kabineti i presidentit thonë se Pendarovski e ka firmosur dekretin. Përndryshe, ligji parashikon që konsorciumi amerikano-Turk “Behtel – Enka” të ndërtojë autostradat Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe Manastir-Prilep. Kompania u zgjodh pa tender, por me marrëveshje të drejtpërdrejtë. Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë këto rrugë. Kompania Behtel – Enka është e njohur për publikun për ndërtimin e autostradës në Kosovë, e cila është një nga më të shtrenjtat në Evropë dhe kushton 17 milion dollarë për kilometër të ndërtuar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria promovon strategjinë për hetim financiar dhe konfiskim të pasurisë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut rrit pensionet deri në 3 euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë