Në tremujorin e parë të vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 10 014 vende të lira pune
“Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.29% është në sektorin e Ndërtimtaria, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar, që kapin vlerën 0.38%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Shkalla më e lartë e vende të lira të punës (2.78 %) është në rajonin verilindor.
“Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë 2025 është 2.02%, dhe numri më i madh, pra 2162, është në grupin e nëntë të profesioneve: Profesione elementare”, raportoi Enti, duke theksuar se në subjektet afariste që kanë nga 10 deri 49 të punësuar ka përqindje me të lartë të vende të lira (2.65 %).
Në këtë periudhë janë regjistruar 485 882 vende të plotësuara të punësuar, duke theksuar se në industrinë përpunuese janë 106 mijë, 76 mijë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, 43 në administrim publik dhe 38 mijë në arsim.