“Ndikimet e brendshme në gjyqësor janë më të rrezikshme se ato partiake”

    Vazhdimisht thuhet se kemi ndikime apo presione politike në gjyqësor, por për mua ndikimet e brendshme apo përçarja në sistemin gjyqësor janë shumë më të rrezikshme, thotë Llazar Nanev, kryetar i Komisionit për Digjitalizimin e Gjyqësorit në një intervistë për REL.

    Kryetari i Komisionit për Digjitalizimin e Gjyqësorit Llazar Nanev vlerson se ndikimet e mbrenshme në gjyqësor janë më të rezikshme se sa ato partiake, sipas tij, e gjithë kjo ndodh përderisa nuk ka vijë të kuqe të vetërregullimit, të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësorit.

    Llazar Nanev: Kryetar i Komisionit për Digjitalizimin e Gjyqësorit.

    Vazhdimisht thuhet se kemi ndikime të jashtme, në radhë të parë mendohet për ndikime apo presionet politike që po ndodhin, por për mua ndikimet e brendshme janë shumë më të rrezikshme, apo do të thoja përçarja që ekziston në sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet, duke filluar nga ato gjykata themelore, Alelit, Gjykata e Lartë, Këshilli Gjyqësor. Dua të theksoj veçanërisht në këtë drejtim se është e një rëndësie të veçantë që nuk kemi vendosur vijën e kuqe të vetërregullimit, të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësorit.

    Nanev shprehet i pakënaqur me funksionimin e gjyqsorit, veçanërisht në pjesën e efikasitetit dhe shpejtësisë së tij.

    Zgjatja e proceseve gjyqësore prej vitesh, aksesi i dobët në drejtësi, mungesa e përditësimit të gjyqësorit e krijojnë patjetër këtë imazh. Çdo zgjatje e procedurës dhe kohëzgjatje më shumë se një vit krijon dyshime në opinion se diçka po ndodh në sfond.

    Sipas tij, vëmendje serioze duhet kushtuar zgjedhjes së prokurorëve public, gjyqtarëve, dhe cili është integriteti apo kapaciteti i tij për të ushtruar ndikim gjatë përzgjedhjes së pozitave të tilla jashtëzakonisht prestigjioze. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Të martën fillon samiti i BE-së Ballkanit Perëndimor në Tiranë

    Lajmi i rradhës

    Duhen mbi 2 mijë mësues! Mungesat më të mëdha në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë