Ndikimi i fushatës së dronëve ukrainas përmes fotografive

    Fotografitë më të fundit nga një rrugë e rëndësishme logjistike ruse nxjerrin në pah ndikimin gjithnjë e në rritje të përpjekjeve të Ukrainës për t’i penguar dhe kufizuar operacionet ruse.


    Ky kamion i djegur është një nga disa automjete të shkatërruara që u fotografuan më 19 qershor përgjatë një autostrade që shtrihet nga Rusia drejt territorit të Ukrainës që kontrollohet nga forcat ruse.
    1Ky kamion i djegur është një nga disa automjete të shkatërruara që u fotografuan më 19 qershor përgjatë një autostrade që shtrihet nga Rusia drejt territorit të Ukrainës që kontrollohet nga forcat ruse.
    Një rimorkio e rrokullisur që u godit nga një dron në atë që Rusia e quan "autostrada R150"."R150" është quajtur “arteria kryesore logjistike” e Rusisë për ushtrinë pushtuese në jug të Ukrainës dhe përbën një pjesë të “urës tokësore” të Kremlinit drejt Krimesë.
    2Një rimorkio e rrokullisur që u godit nga një dron në atë që Rusia e quan “autostrada R150”.

    “R150” është quajtur “arteria kryesore logjistike” e Rusisë për ushtrinë pushtuese në jug të Ukrainës dhe përbën një pjesë të “urës tokësore” të Kremlinit drejt Krimesë.
    Një automjet i djegur plotësisht, me një vrimë të dukshme të shkaktuar nga shpërthimi (lart majtas), ndodhet pranë autostradës në rajonin e Donetskut.Në fillim të qershorit, autoritetet vendase njoftuan kufizime për qarkullimin e pasagjerëve përgjatë "autostradës R150", duke përfshirë edhe ndalimin e transportit të fëmijëve.
    3Një automjet i djegur plotësisht, me një vrimë të dukshme të shkaktuar nga shpërthimi (lart majtas), ndodhet pranë autostradës në rajonin e Donetskut.

    Në fillim të qershorit, autoritetet vendase njoftuan kufizime për qarkullimin e pasagjerëve përgjatë “autostradës R150”, duke përfshirë edhe ndalimin e transportit të fëmijëve.
    Një kamion i shkatërruar përgjatë autostradës që kalon nëpër Donjeckun e kontrolluar nga Rusia, më 19 qershor.Në javët e fundit, Ukraina është përqendruar në atë që e quan fushata e “goditjeve në thellësi të mesme”, e cila synon logjistikën ruse deri në 200 kilometra larg vijave të frontit.
    4Një kamion i shkatërruar përgjatë autostradës që kalon nëpër Donjeckun e kontrolluar nga Rusia, më 19 qershor.

    Në javët e fundit, Ukraina është përqendruar në atë që e quan fushata e “goditjeve në thellësi të mesme”, e cila synon logjistikën ruse deri në 200 kilometra larg vijave të frontit. REL
    Lajmi Paraprak

    Fermerët paguajnë më shumë, tregu i shet më shtrenjtë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia përballë sfidës së ujit / Klima po ndryshon, bujqësia po paguan çmimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë