Ndryshimet kushtetuese, kusht për formimin e qeverisë së re?

    Më 22 janar pritet që në Maqedoni të vijë në vendin tonë Xhejms O’Brajan, ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-ve për çështje europiane dhe euroaziatike.

    Jozyrtarisht, faktori ndërkombëtar insiston që të nënshkruhet “non paper” nga partitë shqiptare se nuk do të bëjnë koalicione me asnjë parti që publikisht nuk do të dilte dhe të zotohej se në 6 muajt e parë të mandatit të ri do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese.

    TV21 pyeti partitë shqiptare se a do të kishin pranuar të nënshkruanin një non paper të tillë. Nga BDI u përgjigjen pozitivisht, shkurt më një “PO”.

    Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se pikërisht ndryshimet kushtetuese kanë qenë arsye që i kanë dhënë 1 vit vazhdimësi kësaj qeverie.

    “Aleanca për Shqiptarët ka qenë kozistente në sigurimin e perspektivës evropiane të qytetarëve tanë, për çka hapi i fundit është miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Për këtë qëllim i dham edhe 1 vit vazhdimësi shumicës aktuale për tu dhënë mundësi pikërisht ndryshineve kushtetuese, ndërsa publikisht e kemi thënë që kjo do të jetë edhe vija e kuqe për koalicionet në të ardhmen”.- u përgjigjën nga ASH-ja.

    E nga LEN thonë se nuk ka non paper dhe se nuk e shohin të nevojshme të nënshkruajnë diçka bashkë me BDI-në.

    “Nuk e shohim të nevojshme të nënshkruajmë ndonjë dokument bashkë me BDI-në, e cila edhe nga faktori ndërkombëtar cilësohet si frenuesi dhe pengesa kryesore e integrimeve në BE”- u përgjigjën nga LEN.

    Njëkohësisht, jozyrtarisht mësohet se faktori ndërkombëtar i ka kërkuar opozitës shqiptare që të mos dalë me kandidat për president dhe fokusin ta kenë vetëm në zgjedhjet parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: nuk jam i interesuar të kandidohem për president shteti

    Lajmi i rradhës

    Diaspora: të shtyhet afati për lëshimin e pasaportave në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë