Shefi i diplomacisë maqedonase, Timço Muçunski, mbrëmë në Telma, tha se ka pasur iniciativa për një takim midis tij, lehtësuesve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kolegut të tij të atëhershëm nga pala bullgare, por ato u ndërprenë, përcjell Nistori.
“Nuk është se nuk duam të negociojmë me një qeveri teknike, por nga natyra e saj nuk ka legjitimitet të plotë. Për disa nga këto ide, qeveria e mëparshme në Bullgari u konsultua përmes përfaqësuesve të BE-së dhe shteteve anëtare. Pati një iniciativë për një takim midis meje, lehtësuesve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kolegut të atëhershëm nga pala bullgare, por iniciativat u ndalën”, tha Mucunski.
Ai theksoi se reciprociteti është thelbësor në aspektin e të drejtave të pakicave.
Duke folur për vizitën e fundit në Bruksel, ministri tha se fokusi i takimeve ishte te reformat, integrimi evropian dhe marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë kontekst, ai deklaroi se në një analizë, e cila pritet të publikohet së shpejti, Maqedonia është lider në rajon për sa i përket zbatimit të masave të agjendës së reformave.
Në këtë kuadër, ministri theksoi se nuk bëhet fjalë që pala maqedonase të refuzojë të negociojë me qeverinë teknike aktuale në Bullgari, por problemi është se, për nga natyra e saj, ajo nuk ka legjitimitet të plotë. Për disa nga idetë dhe iniciativat e tij, qeveria e mëparshme në Sofje është konsultuar përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. /Nistori/






