NDRYSHIMI I GJINISË – Qeveria e Maqedonisë propozon ligj që do ta mundësojë këtë akt

    Qeveria ka propozuar Ligjin për evidencën amë përmes të cilit krijohet e drejta që personi të ndryshojë gjininë (në dokumente). Propozimi i cili mban firmën e ish-ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiu mban flamurin e BE-së.

    Dispozitat e propozuara nga organi ekzekutiv i mundësojnë personit që vetëm përmes letërnjoftimit dhe një deklarate të notarizuar të prononcohet për ndjesinë e gjinisë së tij, përkatësisht ta ndryshojë atë nga mashkull në femër ose anasjelltas.

    Burime nga grupet parlamentare bëjnë të ditur se ndryshimet në këtë ligj krijojnë mundësi për ndryshimin e Ligjit për familje, përkatësisht mundësinë për të lejuar martesat nga gjinia e njëjtë (në aspektin natyral) ndërsa gjini të ndryshme (në aspektin juridik). Të martën ky ligj pritet të diskutohet në seancë plenare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Britania: Pushtimi rus “ka ngecur në të gjitha frontet”

    Lajmi i rradhës

    Balla: Procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë