Ndryshimi i shpeshtë temperaturave gjatë javëve të fundit ka mbushur spitalet

    Ndryshimi i temperaturave ditore ndikon më së shumti në sistemin kardiovaskular, në sistemin e organeve të frymëmarrjes dhe çon deri në dobësimin e imunitetit. Si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike brenda ditës është rritur edhe numri i virozëve. Mjekët apelojnë që qytetarët të kenë kujdes në higjienën e tyre, në mënyrë që të mos barten bakteret.

    “Temperatura e lartë ndikon në atë mënyrë që bëhet zgjerimi i enëve të gjakut dhe këtu bëhet ulja e tensionit tek pacientët dhe bënë disa shtrëngime në sistemin kardiovaskular, në sistemin p.sh të zemrës, mund të ndodhin insultet në tru, mund të ndodhin trombozat në gjymtyrët e poshtme të enëve të gjakut, prandaj duhet pasur kujdes. Si dhe, temperaturat e ulëta bëjnë ngushtimin e enëve të gjakut që shumë pak kemi atë që të përçohet oksigjeni në indet e trupit tonë dhe ndodhin problemet në sistemin kardiovaskular të zemrës si një shtrëngim në kraharorin e kanë ata pacientë kur janë temperaturat e ulëta”, tha Safjane Bellçishta, mjeke.

    Edhe fëmijët në këtë periudhë rrezikojnë të preken nga virozët, sidomos foshnjat që shumë shpejtë preken nga sëmundjet e mushkërive.

    “Kuptohet që në këtë periudhë kur fillojnë të ndryshojnë kushtet klimatike, edhe në këtë stinë të vjeshtës fillojnë të dominojnë viruset sezonale të gripit, kryesisht virusi i influencës, pastaj virusi respiratorë sensicial, të cilat janë më të rrezikshëm sidomos për foshnjat dhe kuptohet këto ditë dhe javët e fundit kemi edhe një numër të shtuar të fëmijëve të vegjël e sidomos të foshnjave me simptomë respiratore, infeksione të traktit respiratorë sidomos këtu kemi kujdes tek foshnjat e vogla të cilat shpejtë zhvillojnë një pasqyrë klinike më serioze duke përfshirë edhe organet e frymëmarrjes”, tha Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës për sëmundjes së fëmijëve.

    Për parandalimin e virozëve mjekët rekomandojnë që të bëhet vaksinimi i rregullt, sidomos tek fëmijët dhe grup moshën mbi 60 vjeç. Gjithashtu rekomandohet ushqim i pasur me vitamina në mënyrë që të rritet imuniteti. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Paga e arsimtarëve nga ky muaj do të rritet për 5% / LSDM: rritja reale duhet të jetë 12%

    Lajmi i rradhës

    “Siguria” e nxënësve nëpër shkolla / Toshkovski: do të vendosim kamera dhe do të shtojmë praninë e policisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë